“I dashuruar që ç’ke me të!”, Olsi Bylyku pranon hapur lidhjen (FOTO)

0

Olsi Bylyku për herë të parë sot në emisionin humoristik “BE Coffee” ka pranuar se është i dashuruar.

Ndërkohë që të ftuar në emision ishin Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku, Erion Isai pyeti dyshen se kush është më i dashuruar. Loja e Mateusit në përgjigje: “Anxhela”, duke nënkuptuar se ajo është e dashuruara në këtë mes, dhe mohimi i kësaj të fundit, bëri që Olsi t’i marrë “frerët” e situatës në dorë.

“Ta them une kush eshtë më i dashuruar, unë”- u shpreh ai për të rregulluar situatën.

Në atë moment Erioni iu përgjigj duke e konfirmuar lidhjen e re të kolegut të tij: “Ti je sefte, po e shijon”.

Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku u fotografua në premierën e filmit “2 gisht mjaltë”, para pak ditësh pranë të dashurës së tij.

Ai ka konfirmuar lidhjen me të dashurën e tij e cila quhet Egli dhe ka studiuar për Kanto. Olsi publikoi një foto në Insta Story pak ditë më parë, ku shfaqet krah bukuroshes në makinë.