Historia e pazakontë / Bëri fekondim in vitro, priti të lindte një fëmijë, i erdhën tre

0

Një nënë, që bëri fekondim in vitro pas disa vitesh përpjekje për të ngelur shtatzënë, ka sjellë në jetë trinjakë.

Por dy prej fëmijëve janë konceptuar në mënyrë natyrale, pasi Betty Bienias nuk zbatoi këshillat e mjekëve për të mos kryer marrëdhënie seksuale në ditët para fekondimit in vitro.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Pawel, nga Corsham provuan për 7 vite për tu bërë prindër. Kur Betty bëri fekondimin in vitro, ajo konceptoi një foshnje në mënyrë artificiale dhe 2 në mënyrë të natyrshme, si pjesë e së njëjtës shtatëzani. Nëna e trinjakëve u trondit kur zbuloi lajmin.

Dy prej foshjave u konceptuan 1 javë para foshjes së tretë. Kur u bë fekondimi mjekët nuk e dinin se Betty ishte shtatzënë me binjakët.

Bienias pranoi se nuk dëgjuan këshillat për të mos kryer marrëdhënie ndaj edhe ngeli shtatzënë me tri fëmijë. Ata mësuan lajmin vetëm kur shkuan të bënin kontrollin mjekësor.

Mathylda dhe Borys, si edhe Amelia e konceptuar me IVF, ndodhen në shtëpi dhe janë të shëndetshëm.