“Hëna e përgjakur në botë”, pamje spektakolare të eklipsit

0

Mbrëmjen e 21 janarit dhe në orët e para të mëngjesit të 21 janar 2019 u shfaq në qiell “Super hëna e përgjakur”. Për Amerikën e Veriut dhe Amerikën Qendrore, fenomeni u pa të dielën në mbrëmje, ndërsa për pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut dhe Evropës, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, spektakli ndodhi në orët e para të së hënës, transmeton Shekulli.

Ai nisi më 5:41 minuta, maksimumi i të cilit arriti në 6:12 minuta dhe përfundoi në orën 6:43 minuta me orën lokale. Përveçse është e kuqe Hëna u shfaq me e madhe dhe më e shndritshme se zakonisht.

Eklipsi më i madh i Hënës mbetet ai i 27 korrikut të vitit të kaluar, i cili zgjati plot 103 minuta. Ndërsa eklipsi i plotë i Hënës që do të shihet në të gjitha fazat e tij do të ndodhë 20 dhjetor 2029.