Haxhiu: Ata që thonë se Rama është pro ndryshimit të kufijve, janë të pashpirtë

0

Baton Haxhiu thotë se Rama nuk ka qëndrim publik pro shkëmbimit të territoreve dhe se ai është pro bashkimit kombëtar, transmeton Gazeta Metro.

Haxhiu, tha në një intervistë për “Tempora” me Sonila Meçon në Ora News, se kryeministri Edi Rama nuk ka një qëndrim publik për çështjen e shkëmbimit të territoreve. Sipas Haxhiut të gjithë ata që thonë se Rama është pro ndryshimit të kufijve janë të pashpirtë.
Në pytjen se çfarë a e këshillon për këtë gjë, gazetari nga Prishtina tha se e gjykon çfarë është e mirë për këtë vend sepse jeton në Shqipëri.

“Unë jap gjykime se çfarë është e mirë për këtë vend sepse unë jetoj këtu. Unë jap gjykime për Shqipërinë sepse jetoj në Shqipëri.

Tutje Haxhiu tha se e dëshiron Bashkimi Kombëtar

“Nëse më pyet mua pse jam për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë të jap 1 mln arsye pse. Statistikat janë që kosovocentrizmi është shumë i rritur dhe popullata e Shqipërisë është gjysmë për gjysmë.