Haskuka: Sot afërsisht 50 biznese i kanë hapur rreth 700 pozita të reja të punës në Panairin e Punës

0

Në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, është mbajtur Panairi i Punës i organizuar në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës dhe Zyres Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Mbi 50 biznese nga Prizreni i kanë hapur 700 pozita të reja të punës. Panairin e ka vizituar edhe Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili i ka bërë thittje punëkërkuesve që të aplikojnë për punësim.

“Në ekonominë globale pasuria më e rëndësishme është burimi njerëzor. Vendet më të zhvilluara të botës, kanë arritur të zhvillohen jo pse kanë pasuri natyrore apo pasuri të tjera, por sepse kanë njerëz të aftë dhe punëtorë.

Sot afërsisht 50 biznese i kanë hapur rreth 700 pozita të reja të punës në Panairin e Punës që po organizohet në palestrën sportive “Sezai Surroi”, në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencisë së Punësimit të Kosovës dhe Zyres Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Ftoj të gjithë punëkërkuesit të marrin nga një CV, ta vizitojnë këtë panair dhe të informohen më shumë rreth pozitave të lira për punë”, ka thënë Haskuka./04online.info