Haskuka pret një delegacion nga Bingeni i Gjermanisë, bisedojnë për bashkëpunime të reja…

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pritur delegacionin e komunës së Bingenit, me të cilën Prizreni është binjakëzuar qysh para 50 viteve.

Haskuka ka bërë me dije se me Kryetarin e Bingenit, Thomas Feser, kanë biseduar për bashkëpunime në projekte të reja në fushën e arsimit, kulturës, turizmit dhe në fusha tjera.

“Komuna jonë është binjakëzuar me komunën e Bingenit qysh para 50 viteve. Gjatë këtyre viteve kemi pasur projekte të përbashkëta në fusha të ndryshme.

Sot pritëm delegacionin e komunës së Bingenit, të cilët na vizituan për herë të pestë dhe do të qëndrojnë për tri ditë në Prizren, ndërsa me kryetarin e Bingenit Thomas Feser, biseduam për bashkëpunime në projekte të reja në fusha të ndryshme si arsimi, kultura, turizmi etj.

Miqësia dhe bashkëpunimi ynë me Bingenin do të vazhdojë përherë!”, ka thënë Haskuka./04online.info