Haskuka: Për zhvillimin e turizmit në Komunën e Prizrenit duhet të përpilohet strategjia gjithëpërfshirëse

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të turizimit të mbajtur në Prevallë.

Në këtë forum kanë marrë pjesë edhe Kryetari i Bingenit, përfaqësues nga Berati, Ulqini, MTI-ja dhe ekspert të turizimit. Si rrjedhojë, është biseduar për ndikimin e turizmit në ekonomi, me ç’rast Haskuka ka bërë me dije se opsioni më i mirë për zhvillimin e turizmit në Prizren është i nevojshëm përpilimi i strategjisë që përfshinë Zhupën, Vërrinin dhe Anadrininë me qëllim që të shfaqen vlerat dhe karakteristikat e veçanta të secilit prej tyre.

“Në forumin e organizuar për zhvillim të turizmit, u njoftova me “6 E”-ja që ndërlidhen me turizmin: ekonomia (economy), ambienti (environment), edukimi (education), etika (ethics), inxhinieria (engineering) dhe argëtimi (enjoyment).

Neve na duhet përqëndrim në të gjitha këto për zhvillimin e turizmit, duke ia shtuar edhe E-në e fundit, “empatinë”, që t’i japim ndjeshmëri vlerave të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të qytetit tonë.

Sot në konferencën ndërkombëtare të turizmit të organizuar në Prevallë, biseduam për ndikimin e turizmit në ekonomi, së bashku me kryetarin e Bingenit dhe përfaqësuesit nga Berati, Ulqini, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe ekspert të turizmit.

Si përfundim nga konferenca, opcioni më i mirë për zhvillimin e turizmit në komunën tonë është përpilimi i strategjisë veçmas për çdo rajon përfshirë Zhupën, Vërrinin, Anadrininë, në mënyrë që t’i shfaqim vlerat dhe karakteristikat e veçanta të secilit prej tyre”, ka thënë Haskuka./04online.info