Haskuka: Ndërtimi i dy çerdheve publike fillon sivjet

0

Komunës së Prizrenit do t`i shtohen edhe katër çerdhe të reja këtë vit. Dy prej të cilave do të jenë çerdhe publike, përcjellë KosovaPost.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, i cili ka shtuar se njëra nga çerdhet do të jenë investim i komunës, njëra nga ministria e Arsimit si dhe dy të tjerat do të jenë donacion nga Bashkimi Evropian.

“Po ndërtojmë dy çerdhe publike. Njëra është investim i komunës dhe po mendojmë që sa më shpejt ta përfundojmë, këtë vit ta hapim. Ndërsa çerdhja tjetër është me fond të ministrisë. Sivjet do të nisim ndërtimin edhe të dy çerdheve tjera në lagjen Arbana donacion i BE-së”, ka thënë ndër të tjera, Haskuka në emisionin “Zyra e Ankesave”.