Haskuka: Mysafirëve tanë u prezentuam monumentet e shumta në qendrën historike

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me Kryetarin e qytetit të Bingenit, Beratit, Ulqinit dhe Çairit kanë vizituar panairin e artizanateve, veshjeve tradicionale dhe ushqimit të rajonit, i cili sot është mbajtur në Sheshin e Lidhjes.

Siç ka bërë me dije Haskuka, mysafirëve ju kanë prezantuar monumentet e shumta në qendrën historike.

“Me përfaqësuesit e delegacioneve nga qytetet e Bingenit, Beratit, Ulqinit dhe Çairit gjatë ditës vizituam panairin e artizanateve, veshjeve tradicionale dhe ushqimit të rajonit tonë, në Sheshin e Lidhjes.

Mysafirëve tanë u prezentuam monumentet e shumta në qendrën historike, si dhe ekspozitën “Prizreni dje dhe sot”, ndërsa krejt në fund e përmbyllëm me mbrëmjen e hareshme muzikore, ku performuan bendi Prizren Etno Jazz dhe Pop Star nga Bingeni”, ka thënë Haskuka./04online.info