Haradinaj për Dua Lipën: Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar yllin shqiptar, Dua Lipën për fitimin e dy çmimeve “Grammy Awards” , raporton Gazeta Blic. 

Haradinaj nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka shkruar se Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi.

“Dy herë fituese e çmimit prestigjioz Grammy Awards, Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. Urime Dua! Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd”,ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Dua Lipa ka shkruar historinë pasi është bërë këngëtarja e parë shqiptare e cila ka fituar dy çmime “Grammy”.