Guximi më i madh? Sinqeriteti! Gjithmonë i frikëson të gjithë…

0

Na kanë mësuar që nga fëmijëria se gënjeshtra është e gabuar dhe se të qenit i ndershëm është gjëja më e “drejtë” për të bërë. Dhe pastaj, rritesh me këto bindje, të rrënjosura fort në mendje. Duhet “të jeni të sjellshëm” na thoshin.
Fëmijët e mirë dhe të bindur, i hapin rrugë premtimeve për shpërblime ndaj këtyre mësimeve, dhe mësojnë se e vërteta duhet të thuhet gjithmonë, madje edhe në kurriz të pasojave më të frikshme.

Pastaj janë fëmijët rebelë, të cilët këmbëngulin me sjelljen e tyre të gabuar, gënjejnë dhe shmangen për të evituar dënimin, që në çdo rast do t’i shërbente vetëm për t’ua bërë shpirtin edhe më intolerant.

Sidoqoftë, rritja mes ndërrimit të dimrave dhe pranverave të jetës në një moment të caktuar sjell ndryshimin e diçkaje.

Ti e kupton se të qenit i sinqertë dhe të shprehësh pikëpamjen tënde nuk vlerësohet gjithmonë.

Jetojmë në një botë shfaqjesh dhe përshtypjesh të bukura.

Ka gjëra që – ndonëse janë thënë me vëmendjen e duhur mes fjalëve – askush nuk do të donte t’i dëgjonte.

Kur dikush shpërfaq pikëpamjet e tij, rezulton ta ketë më të lehtë dhe më pak impenjative, se sa në përputhje me debatet me argumente armiqësore.

Kur dikush na flet, na duket se ajo që dëshiron prej nesh, në të vërtetë është një miratim i dobishëm, se sa një diskutim i vërtetë ndaj pikëpamjes së tij.

Njerëzit duket se ju duan gjithmonë e më pak kur ju ia kundërshtoni mendimin.

Pra, nga edukimi, ose thjesht, për ‘jetesë të qetë’ i jepni një miratim që në të vërtetë nuk i takon.

Mendoni për veten para se të shprehni mendimet tuaja, nëse ju intereson, vihuni në bashkëbisedim, duke e bërë atë të besojë një mendim të ndarë në një diskutim në dy.

“Jemi tërësisht të mësuar me njerëzit që na marrin nëpër këmbë, saqë kur njohim dikë me të vërtetë të sinqertë, kërkojmë tek ai gjithmonë diçka që nuk shkon. Tanimë na është bërë zakon”. (Bob Marley)

Sinqeriteti me të tjerët kërkon respekt dhe ndershmëri ndaj personit që qëndron para jush, por mbi të gjitha respekt për vetveten.

“Kur nevoja na orienton për të përdorur fjalë të sinqerta, bie maska dhe shohim njeriun”. (Lucretius)

Që fëmijë na kanë mësuar se në jetë duhet të jemi gjithmonë të sinqertë me veten dhe me të tjerët, por dhe se, sa më sinqerisht t’i shprehim mendimet tona, aq më shumë do ta gjejmë veten.

“Për të bërë armiq nuk është e nevojshme të hapësh luftë, mjafton të thuash atë që mendon”. (Martin Luther King)

Sinqeriteti frikëson, dhe të qenit gjithmonë i sinqertë, kërkon guxim.

Duhet kurajë e madhe për të luftuar rezistencën tonë edukative, e cila vjen nga fëmijëria.

Ky edukim është për të mos kundërshtuar, për të shmangur dëmtimin.

Në kundërshtim me bashkëbiseduesin, nuk është e gabuar.

Është e gabuar të heshtësh, edhe kur nuk jemi dakord me personin që kemi përballë.

“Mendoj se mik mund të jetë dikush me të cilin mund të ndani emocionet tuaja më intime, dikush që është i gatshëm të rrezikojë miqësinë vetëm për t’ju thënë se çfarë nuk duhet të bëni…

Një mik i vërtetë është dikush që kujdeset aq shumë për të na treguar gjëra që nuk duam t’i dëgjojmë. (Peter Gabriel)/ Burimi: psikologjia, Përgatiti: Orjona TRESA