Gjyshja drogoi të gjithë familjen: Iu ka përgatitur drekën me mirihuanë

0

Një familje shtatë anëtarëshe nga qyteti Vratimov, për festën e Krishtlindjeve ka përfunduar në spital nga marramendja, mundimi dhe halucinacionet, transmeton Gazeta Metro.

E gjithë kjo ka ndodhur pasi që gjyshja ka përgatitur rozë për festë dhe në vendë melmesave ka shtuar marihuanë. Mësohet se personi në fjali përdorte marihuanën për qëllime medicinore.
Në spital kanë përfunduar katër të rritur, nga mosha 37 deri 71 vjeç, dy fëmijë nga 3 deri në 6 vjeç. Mjekët fillimisht menduan se janë helmuar nga monoksid karboni, por pastaj vërtetuan se në shtëpi nuk ka pasur plin, dhe kuptuan se rosa që kishte përgatitur gjyshja kishte qenë e marinuar me marihuanë.

Policia çeke fillon procedurën penale kundër gjyshe për “përgatitjen e drogave të paligjshme”./gazetametro.net