Francezët protestojnë në përkrahje të familjes Mustafa nga Kosova, shteti dëshiron t’ia dëbojë njërin prind

0

Organizata “Edukimi pa kufij”, nesër do të protestojnë në përkrahje të familjes Mustafa nga Kosova të cilën shteti francez dëshiron ta ndajë duke ia dëbuar babanë nga Franca.
“Ata jetojnë këtu, studiojnë këtu, do të qëndrojnë këtu”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Aktivistët e kësaj organizate kanë bërë thirrje për mobilizim në përkrahje të familjes nga Kosova që jetojnë në Clermont-Ferrand të Francës.

Ata kanë bërë thirrje për një marsh që do të mbahet me 23 janar në orën 11 e 30 përballë shkollë s Nestor-Perret në Clermont, në mënyrë që të mos lejohet ndarja e kësaj familje.

Siç shkruan njoftimi i kësaj organizate babai kosovar ishte arrestuar nga policia franceze gjatë një kontrolli rutinor, derisa po i dërgonte fëmijët e tij në një park të shtunën me 19 janar, shkruan Lemontagne.fr, trasnmeton Gazeta Express.

Ai ishte dërguar në qendrën administrative të ndalimit në Touluse për një dëbim të mundshëm nga Franca. Kërkesa e tij për azil politik në Francë është refuzuar.

“Z. Mustafa nuk duhet të ndahet nga familja e tij, fëmijët e tij! Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të z. Mustafa dhe rregullimin e të gjithë familjes, për t’i lënë këta fëmijë të jetojnë e të rriten këtu! Këta fëmijë të vegjël nga Clermont kanë nevojë për babanë e tyre, kanë nevojë për solidaritetin dhe mbështetjen tonë”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate, raporton Gazeta Express.

Ai ka tre fëmijë ( 2, 4 dhe 8 vjeç). Dy prej tyre janë të regjistruar në shkollën e Clermont Ferrand. Më i vogli ndërkohë ka lindur në këtë qytezë.