Fitnes, disa këshilla nëse dëshironi të humbni peshë (Foto)

0

Shumë më tepër se vetëm një shëtitje, ecja e shpejtë është një mënyrë e vërtetë për t’u stërvitur

Ecja është forma e parë dhe më themelore e lëvizjes. E përshtatshme për të gjithë, përveç shumë pak rasteve të veçanta dhe njëkohësisht bartëse e shumë përfitimeve, është stërvitja e plotë dhe e shëndetshme aerobike, e cila ndihmon në humbjen e peshës, është e mirë për shëndetin dhe jep dinamizëm dhe humor të mirë. Për të korrur përfitimet, megjithatë, duhet të ecni në mënyrën e duhur, me ritme korrekte dhe duke mbajtur parasysh disa koncepte themelore.