Fëmija i mrekullisë, u mbijeton 25 sulmeve në zemër brenda një dite

0

“Që të gjithë prisnin që Theo të vdiste. Është vërtetë një mrekulli”. Nëna e fëmijës anglez Theo Fry mendon për mrekulli, duke qenë se i biri i sapolindur u mbijetoi 25 sulmeve në zemër, brenda të njëjtës ditë.

Por Theo ia doli, tashmë është 19 muajsh dhe është mirë, pavarësisht problemeve kardiake që pati.

Prindërit e vogëlushit e kuptuan problemin e djalit mbrëmjen e 31 janarit të vitit 2017, kur fëmija ishte vetëm 9 muajsh, dhe pësoi njërin atak kardiak pas tjetrit.

Ai u shtrua në ‘Alder Hey’s Children Hospital’ të Liverpool, ku gjatë muajve pasues iu nënshtrua 17 ndërhyrjeve kirurgjikale, dy prej të cilëve me zemër të hapur.

“Theo ka pësuar numrin më të madh të arresteve kardiake që mund të kem dëgjuar. Nëse nuk do e kishim operuar menjëherë, nuk do ia kishte dalë. Rikuperimi i tij është befasues”, tregon kirurgu Ramana Dhannapuneni për mediat angleze, shkruan noa.al.

Theo siç tregon e ëma, Fauve Syers, është një fëmijë shumë gazmorë dhe plotë dëshirë për të jetuar, “Ajo që ka kaluar është e pabesueshme, por është një fëmijë shumë i fortë”.