Episodi i 74 i “Egjeli”: Sahit Plisi dhe Axha Sheq tregojnë se dinë të këndojnë

0

Për shikuesit e shumtë të hit serisë televizive, “Egjeli”, është publikuar episodi i 74 me radhë.

Ky episod për dallim nga të tjerët vjen më i veçantë, pasi fillon me muzikë në lokalin e Sahit Plisit.

Axha Sheq e këndon këngën “Kur pata një lule të bukur”, kurse Sahit Plisi këndon “Fustanin me pika”.

Mirëpo, pas një nate me muzikë e pije, dihet që e nesërmja shkon “hallakamë” dhe sjell skena komike.

Nga ana tjetër, Msusi edhe pse një natë më herët nuk është dehur, prapë se prapë të nesërmen qan e dënes për planetin Mars.

Shikoni episodin e plotë në platformën online GjirafaVideo.com.