EKSKLUZIVE: Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren sot do të ngritë kallëzim penal ndaj Shaqir Totajt të PDK’së

0

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren, sot (e mërkurë) në orën 13:00, do të ngre kallëzim penal kundër kandidatit për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, në Prokurorinë Themelore në Prizren, për gjuhën e përdorur gjatë fushatës duke nxitur urrejtje, percarje, ka njoftuar LVV’ja në Prizren, përcjell 04 Online.

“Në të njëjtën kohë Lëvizja Vetëvendosje! do të inicojë kallëzim penal për fyerje dhe shpifje. Me këtë rast do të mbahet edhe një konferencë shtypi para Prokurorisë . Ju ftojmë të na ndiqni”, thuhet në njoftimin e LVV’së në Prizren./04online.info/