Ekskluzive: FFK deklarohet për Florent Hadergjonaj

0

Futbollisti shqiptar, Florent Hadergjonaj mendohet se ka lënë kombëtaren e Zvicrës për të përfaqësuar kombëtaren e Kosovës.

Mediat vendore kanë raportuar se 24 vjeçari ka ndarë mendjen që t’i bashkohet kombëtares së Kosovës dhe kështu ta lë Zvicrën për vendin e tij, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq GazetaBlic mëson nga sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, se nuk ka asgjë zyrtare sa i përket transferimit të mbrojtësit shqiptar në kombëtaren tonë.

Salihu ka pranuar se kanë zhvilluar takime me Florent Hadërgjonaj, mirëpo ende nuk kanë arritur marrëveshje.

“Nuk kemi asgjë zyrtare, por kuptohet që kem kontakte, sigurisht presidenti Ademi kontakton gjithmonë me futbollistët, por nuk ka asnjë lajm të ri, deri në zyrtarizim nuk mund të themi asgjë, ndërsa sa i përket takimeve ka dhe po vazhdojnë ende”, u shpreh sekretari, Eroll Salihu.