Edhe tre nxënës tjerë largohen nga Kosova drejt Gjermanisë – e lënë shkollën me lot në sy (VIDEO)

0

Ditë më parë nga shkolla e fshatit Piranë u larguan dy nxënës nga shkolla, pasi familja e tyre jetonte e vepronte jashtë Kosovës.

Kjo ishte edhe arsyeja e largimit të dy nxënësve që bëri bujë, e të cilët shkollimin do ta vazhdojnë në shtetin përkatës ku edhe i jetojnë prindërit.
Ndërsa sot nga SHFMU “Lidhja e Prizrenit” nga fshati Opterushë e Rahovecit janë larguar tre nxënës, të cilët do të vazhdojnë shkollimin në një shtet tjetër, përkatësisht në Gjermani, shkruan 04 Online.
Destan Mazreku, mësimdhënësi i njërit prej nxënësve të larguar sot e ka regjistruar edhe momentin e përshtetjes me shokët e klasës duke e dërguar edhe videon në adresën tonë, të cilën 04 Online e sjell ekskluzivisht./04online.info