E thotë studimi i fundit shkencor: Këto janë tre ushqimet që ndikojnë në jetëgjatësi

0

Birra, vera dhe çokollata janë tre produkte që ndikojnë në jetëgjatësinë e njeriut.

Të paktën në këtë përfundim ka dalë një studim shkencor lidhur me përdorimin e këtyre tre produkteve.

Një studim i vitit 2018, i udhëhequr nga Joanna Kaluza nga Universiteti i Varshavës, ka matur efektet e ushqimeve në jetëgjatësi.

Në mesin e tyre, shkencëtarët përfshinë çokollatën, verën dhe birrën, por edhe produkte të tilla si kafeja dhe çaji.

Pra, çfarë kanë të gjitha këto ushqime të përbashkët? Sipas studiuesve, është natyra anti-inflamatore e këtyre ushqimeve që i bën njerëzit të jetojnë më gjatë.

Studimi u përqëndrua në një grup prej 68 mijë burrash dhe grash të moshës 45 deri në 83 vjeç.

Konkretisht, gjetjet konkluduan se ata të cilët zakonet e të ngrënit ishin në përputhje me një dietë anti-inflamatore kishin një rrezik 20% më të ulët të vuajtjes së problemeve fatale kardiovaskulare dhe një rrezik 13% më të ulët të vdekjes nga kanceri.