E pakuptimtë që LDK të ikë nga negociatat, Rugova dikur dialogonte me Milloshevicin

0

Deputeti dhe Sekretari i AAK’së, Blerim Kuçi, ka folur për përfshirjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në dialogun me Serbinë, ai ka deklaruar se për të është e quditshme se si kjo parti nuk po bëhet pjesë e këtij dialogu në këto momente të rëndësishme për Kosovën, kurse para disa vitesh LDK dialogonte me Milloshevicin, transmeton Gazeta Metro.


Për Kuçin mospërfshirja e LDK’së dhe deklaratat kundër dialogun nga Kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, janë të pakuptueshme dhe të papranueshme, duke parë se çfarë rëndësie ka kjo marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Kuçi i cili ishte edhe anëtar i LDK’së në të kaluarën, i ka kujtuar kësaj partie dhe kryetarit Mustafa kohën kur ish-Presidenti Ibrahim Rugova dialogonte në atë kohë me kriminelin Slobodan Milloshevic, pasi edhe atëherë kjo ishte kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“LDK me njëfarë mënyre ka qenë pjesë e dialogut edhe në kohën e Milloshevicit. Në kohën e Millosheviqit, së paku ka pasur tema të dialogut edhe në atë kohë. Pas garancioneve ndërkombëtare, LDK ka marrë pjesë në të gjitha proceset e dialogut”, ka thënë Kuçi për Gazetën Express.

Kujtojmë se ish-Presidenti Ibrahim Rugova ishte takuar në Beograd me Sllobodan Milloshevicin në maj të vitit 1998, në kohën kur në Kosovë ishte gjendje lufte. Takimi ishte ndërmjetësuar nga diplomati amerikan, Richard Holbrooke në këmbim të një vizite në Shtëpinë e Bardhë dhe një takim me Presidentin e atëhershëm Bill Clinton.

Ndërkaq, deputeti Kuçi kishte dhënë një premtim për të gjithë qytetarët dhe votuesit e tij se nëse Kosova nuk fiton liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian (BE) deri në fund të viti 2018, ai do të jap dorëheqje nga pozita e deputetit, mirëpo një veprim nga ana e tij nuk ka ndodhur për arsyeje qesharake, duke thënë se nuk po e lënë dega e AAK’së dhe kryeministri Haradinaj ta bëjë këtë veprim./gazetametro.net