E godit me veturë këmbësoren në zebra, arrestohet një person në Prizren

0
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka goditur një këmbësore në zebra dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Prizren, njofton Klan Kosova.

Si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke marrë tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.