Dy raste të dhunës në Prizren: Burri sulmon gruan, vëllai motrën

0

Dy raste të dhunës familjare janë shënuar brenda 24 orësh në Prizren

Rasti i parë ka ndodhur ndërmjet një burri dhe grua.

“Viktima ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar dhe rrahur nga bashkëshorti i saj”, njofton PK.

“ Viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit”.
I dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Rasti i dyti mes vëllait dhe motrës.

“Viktima, ka njoftuar se ndaj saj ka ushtruar dhunë vëllai i saj”.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes./04online.info