Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren zhvendoset nga objekti i komunës në QKMF

0

Drejtoria Komunale e Shëndetësisë në Prizren është zhvendosur nga objekti i komunës në mjedise të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, duke shënuar kësisoj bartjen e parë të këtij sektori jashtë selisë së Komunës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Lis Dorambari ka konfirmuar se kjo është bërë nga 3 janari i këtij viti. “Zhvendosja është bërë me qëllim që drejtoria të jetë më afër personelit, për një koordinim më të mirë”, ka thënë për portalin “GazetaePrizrenit.net” ai.

Një transfer i tillë i sektorit të shëndetësisë bëhet në kohën kur atë e drejton Visar Shehu, që në këtë post erdhi në fillim të shtatorit, pasi e zëvendësoi Dr. Flaka Siqecën e dorëhequr.

Shehu, ish-këshilltar për çështje ekonomike dhe financiare i kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, është i pari pas luftës në Prizren, që pozitën e drejtorit për Shëndetësi e drejton pa qenë mjek.

Në objekte të veçanta, ndaras objektit të administratës komunale janë edhe Drejtoria e Arsimit dhe ajo për Ekonomi e Financa në Prizren./GazetaePrizrenit.net/