Doni ti hiqni njollat dhe vrragët nga fytyra, bëjeni me ndihmën e majdanozit

0

Njollat në lëkurë janë pasojë e shkaktarëve të ndryshëm, si ekspozimi në rrezet e forta të diellit, shërimit jo të mirë të akneve, përdorimi i shumtë i preparateve të kozmetikës apo edhe punës jo të mirë të pigmenteve të lëkurës, e me plakjen çrregullime të tilla janë gjithnjë e më të theksuara. Për fat të mirë ekzistojnë preparate natyrale që veprojnë te gjendjet si këto

Receta për losion nga limoni dhe majdanozi

Përbërësit:

– 100 ml lëng limoni

– 150 ml ujë të destiluar

– 50 ml 70 për qind alkool

– 2 lugë majdanoz

Përgatitja:

Gjethet e majdanozit i imtësoni dhe i përzieni me ujë dhe alkool. I futni në kavanoz, e mbyllni dhe e lini gjatë natës.  Ditën vijuese lëngun e procedoni dhe shtoni lëngun e limonit. Losionin aplikojeni në mëngjes në fytyrë të pastër dhe qafë.

Receta për losion nga majdanozi dhe uji mineral

Përbërësit:

– 25 gr majdanoz të freskët

– 200 ml ujë

– 300 ml ujë mineral

Përgatitja:

Majdanozin e zieni në dy decilitra ujë, e lini të ftohet në një enë të mbyllur, e lëngun e mbani në të hapur. Lëngun e ftohur e procedoni dhe aty shtoni edhe tre decilitra ujë mineral. Losionin e ruani në shishe të mbyllur të errët, në vend të ftohtë.  

Maskë nga majdanozi dhe kosi

Përbërësit:

3 lugë majdanoz të copëtuar

3 lugë kos

Përgatitja:

Përzieni përbërësit dhe me masën e fituar lyeni fytyrën dhe qafën. Pas njëzet minutave maskën e hiqni dhe shpëlani me ujë të vakët.