“Do përgjigjem se plasa”, këngëtarja pranon lidhjen me Flori Mumajesin

0

Prej disa ditësh është bërë një ‘lëmsh’ postimesh në rrjetet sociale, saqë nuk po e kuptojmë nëse Flori Mumajesi është në një lidhje me Fifin, Kejsi Tolën, apo është shumë i vetmuar dhe ndjen mall për ndonjë ish-të dashur.

Mirëpo kësaj dileme mesa duket i ka dhënë fund kolegia e tij Filloreta Raçi. Teksa u përgjigjej pyetjeve të shumta nga ndjekësit e saj, Fifi ka shuar kuriozitetin e të gjithëve në lidhje me marrëdhënien që ka me Mumajesin.

E pyetur nëse ka të dashur këngëtarja shkruan: Po, e kam një, atë të portaleve dhe më shumë s’më duhet. (sigurisht që këtu i referohet Florit). E pyetur se çfarë i pëlqen më shumë tek kantautori, ylli i “Psikopatja ime” vijon më tej: Më fal Flori, por prej 61829382 pyetjeve që kam aty, njërës do i përgjigjem se plas. Më pëlqen shpirti i tij.