Djemtë në Urxallë: Shokët na tallin, na shajnë… Rrimë mbyllur, kemi turp të dalim!

0

Sikur mos tu mjaftonte skamja, sëmundjet e trashëguara, babai që mezi ecën, djemtë e familjes Ergesti dhe Jurgeni thonë se tallën, shahen dhe tregon me gisht nga shokët. Të dy janë fëmijë të zgjuar dhe e kuptojnë kur dikush kërkon ti talle apo t’i vërë në lojë. Është një fenomen shumë i shëmtuar që i lëndon dhe i bën që mos të dalin nga banesa gërmadhë. Rrinë brenda dhe lexojnë libra. Talljet, sharjet nuk i tolerojnë dhe as i durojnë dot “ Më thonë shokët dil jashtë, më shajnë më tallin, nxehem keq ndonjëherë më ta. Prandaj asnjë shok, s’kam se di çfarë të bëj veç të vras veten” thotë Jurgeni.