Dëshironi një fytyrë të pastër dhe të shëndetshme, mos hiqni dorë nga këto ushqime

0

Të gjithë blejmë produkte të shtrenjta për të pasur një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme. Por sekreti i vërtetë për të pasur lëkurë të pastër fshihet tek ushqimet që ne i japim trupit çdo ditë.

Sipas dermatologes Dr. Jessica Wu, dita duhet nisur me ushqime të cilat kanë përmbajtje të lartë acidesh yndyrore Omega-3.

Omega 3 gjendet në sardele, farat Chia ose arra. Avokadot janë gjithashtu një ushqim i mirë për lëkurën, sepse janë të pasura me elementë që luftojnë bakteret.

Përveç kësaj, këto produkte ushqejnë lëkurën edhe me yndyra të shëndetshme duke i dhënë asaj shkëlqimin natyral.

Përveç qumështit me drithëra në mëngjes, mbaj një dietë të balancuar edhe me acidet yndyrore, të cilat të ndihmojnë të kesh gjithmonë lëkurë rinore.