Dëshira prekëse e 11-vjeçares britanike për ditëlindje: “Dua të vdes, nuk i duroj dot dhimbjet”

0

Një vajzë britanike që ndien dhimbje të vazhdueshme që janë të krahasueshme me dhimbjet e djegies së shkallës së tretë ka thënë se nuk dëshiron ta presë ditëlindjen e saj të ardhshme. Imarni Chowdhury vuan nga sëmundja e rrallë “interstitial cystititis”.
Kjo gjendje shëndetësore është çrregullim kronik dhe i pashërueshëm i fshikëzës. Vajza vuan edhe nga epilepsia dhe narkolepsia, prandaj është e detyruar të përdorë shumë ilaçe kundër dhimbjeve. Babai i saj thotë se vajza nuk ka pasur fëmijëri për shkak të dhimbjes së vazhdueshme.

“Ajo nuk ka pasur fëmijëri. Njerëzit nuk e dinë sa të mëdha janë dhimbjet e saj. Është njësoj si të përjetosh djegie të shkallës së tretë ose kancer të fazës së katërt. Kur e pyeta se çfarë dëshiron për ditëlindje, ajo më tha se dëshiron të vdesë”, thotë babai i saj.

“Ajo ka humbur shumë orë mësimi në shkollë. As ne si familje nuk mund të bëjmë shumë gjëra sepse duhet të jemi pranë saj vazhdimisht. E tëra që ajo bën është shikimi i filmave vizatimorë në televizor. Vuan nga epilepsia dhe narkolepsia. I pëlqen vallëzimi dhe noti dhe e ka të vështirë t’i shohë shoqet duke shëtitur me biçikleta”, shtoi ai, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.