Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse ecni 30 minuta në ditë

0

E sigurtë që do e vendosnit ecjen në listën tuaj të përditshme të gjërave për t’u bërë, pasi të lexoni të gjitha arsyet e mëposhtme!

Zemra më e fortë- Shoqata Amerikane e Zemrës deklaroi se ecja sjell po aq përfitime sa vrapi. Ky aktivitet fizik stimulon qarkullimin e gjakut dhe mban nën kontroll tensionin.

Përmirësim i funksionit të mushkërive- Për të përfituar maksimalisht, këshillohet që ecja të bëhet në natyrë në ajër të pastër. Në këtë mënyrë ajri i pasuruar me oksigjen do të përcillet në të gjitha qelizat e trupit tonë.

Sistemi tretës- Lëvizja e përgjithshme e trupit promovon gjithashtu lëvizjen e shëndetshme të zorrëve , duke parandaluar probleme të tipit si fryrje, kapsllëk etj.

Muskuj të tonifikuar- Humbja e yndyrës trupore bën që muskujt të bëhen më të dukshëm e tonifikimi i tyre mund të arrihet nëse ecni të paktën 10.000 hapa në ditë. Lexoni këtu sa hapa duhet të bëni për të rënë në peshë

Lehtëson dhimbjet e kyçeve- Sipas The Arthritis Foundation 30 minuta ecje në ditë redukton dhimbjen e nyjeve të ngurta dhe të eshtrave do të pakësohet. Efekti kryesor i tij është nyjet më të forta, duke shmangur dëmtimet dhe humbjen e kockave.