Bytyqi thotë se sot vendoset për kompensimin e orëve të humbur gjatë grevës

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi tha se do të takohet me gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me SBAShK-un ku pritet nga ky takim të merret një vendim final sa i përket çështjes së kompensimit të orëve të humbura si pasojë e grevës së mësimdhënësve për 3 javë

“Ne sot kemi takim në ora 11 me gjithë drejtorët e DKA-së dhe SBAShK-un do diskutojmë dhe do të jetë vendimi final, pastaj do kërkojmë që DKA-të me zbatuar udhëzimin administrativ ku në të është e përcaktuar plotësimi i normativave për mbylljen e vitit shkollor”, tha Bytyqi.

“Do jetë obligim i DKA-ve me plotësuar normativën sipas udhëzimit administrativ dhe besoj se ky do të jetë konkluzioni ynë që do ta kemi në takim, nëse SBAShK-u duan të jenë pjesë e zbatimit të këtij udhëzimi, nëse jo është çështje e tyre a duan me i mbajt qëndrimet e tyre”, shtoi ai.

SBAShK nuk ka pranuar planin e MAShT për kompensimin e orëve, duke kërcënuar me grevë tjetër.