Bushrani: Secila kompani le ta mbajë përgjegjësinë për (mos)punën e vet

0

Kuvendarja e LVV-së në Prizren, Mimoza Bushrani, ka bërë publike emrat e tri kompanive të kontraktuara nga Komuna e Prizrenit për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

Bushrani, ka publikuara edhe lokacionet e tri kompanive të cilat janë të obliguara t’i pastrojnë rrugët dhe t’i mirëmbajnë ato. Rrjedhimisht, ajo ka bërë me dije se vetëm sot gjatë ditës në qendrën e thirrjeve ka patur më shumë se 100 kërkesa për pastrimin e rrugëve në Prizren.

“Komuna e Prizrenit ka përzgjedhur tri kompani për pastrimin e rrugëve gjatë dimrit. Qytetarët janë ata që do të vlerësojnë se si këto kompani po e menaxhojnë situatën e këtyre ditëve me të reshura bore.
Këto kompani kanë kontrata kornizë tre vjeçare prej 08.02.2016 deri më 07.02.2019.
Vetëm gjatë ditës së sotme në qendrën e thirrjeve ka pasur mbi 100 kërkesa për pastrimin e rrugëve në komunën e Prizrenit.
Një thirrje e kam bërë edhe unë. Pasi operatori i qendrës e ka përcjellë kërkesën tek kompania përkatëse për pastrimin e borës në një rrugë të caktuar, atij i është kthyer përgjigja se kjo rrugë ishte e pastruar. Në ato momente kisha dëshirë t’i besoja shumë kompanisë në fjalë, por e vërteta ishte krejtësisht ndryshe.
Secila kompani le ta mbajë përgjegjësinë për (mos)punën e vet”, thuhet në reagimin e Mimoza Bushranit, Kuvendare e LVV-së në Prizren./04online.info