Boateng prezantohet te Barça, do të mbajë numrin që la Leo Mesi

0

Kevin Princ Boateng është prezantuar sot pasdite si futbollisti më i ri i Barcelonës, skuadër tek e cila shkon fillimisht në huazim deri në fund të sezonit, me të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij nga katalanasit. Lojtari ka kaluar sot vizitat e detyrueshme mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u prezantuar edhe nga klubi katalanas.

“Kjo është një ëndërr, po pres me padurim të luaj për Barcelonën dhe të bëj maksimumin që të ndihmoj këtë skuadër. Për shumë lojtarë është ëndërr të luash në këtë klub, por ky është edhe vërtetimi se po punove mirë, ëndrrat mund të bëhen realitet”, tha Boateng pas prezantimit si futbollist i katalanasve.

Në klubin e ri, Boateng nuk do të marrë një numër dosido por pikërisht atë që ka mbajtur dikur Lionel Mesi, numrin 19. Argjentinasi mbajti për dy vite këtë numër para se të trashëgonte 10-ën legjendare, ndërsa tani do të jetë Boateng ai që do të mbajë veshur të njëjtën fanellë.