Besart Osmani, eksperti i IT’së që i duhet secilës qeveri lokale në Prizren

0

Njihet si fryma e re e politikës së LDK’së në Prizren. Si ekspert i IT’së, ai ka dhënë kontribut të madh në krijimin e projektit në sistemin e adresave dhe emërtimin e lagjeve e shesheve.

Është ky Besart Osmani, i cili zyrtarisht është në garë për të fituar një vend në Kuvendin Komunal të Prizrenit, i cili beson se do të konfirmohet me 22 tetor.
Por kush është Besart Osmani, si më poshtë ju ftojmë të lexoni një biografi të tij:

Besart Osmani është i lindur me datë 20. 05. 1989 në Prizren. Ai jeton në lagjen Arbana me familjen e tij dhe bashkëshorten. Si fëmijë është rritur dhe edukuar ne një familje atdhedashëse. Babai i Besartit, përveç se ishte njeri ndër të parët e lagjes që u rreshtua në frymën demokratike të Rugovës në vitin 1989, ai poashtu sëbashku me banorë tjerë të lagjes u bashkangjitën inicimit për themelimin e nëndegës së LDK-së në lagjen Arbana. Përndryshe babai i Besartit, është trajneri i mirënjohur Sinan Osmani, një personalitet me karrierë të bujshme afër 40 vjeçare në futbollin Prizrenas.
Besarti shkollën fillore e përfundoi në lagjen Arbana, ku ishte ndër nxënësit më të dalluar të gjeneratës. Mësimet e shkollës së mesme i kreu në Gjimnazin “Gjon Buzuku” drejtimin e shkencave të Natyrës, ku përveç që ishte nxënës shembullor, ai ishte edhe pjesë e këshillit të nxënësve të Gjimnazit. Karshi shkollës së mesme, ai asnjëherë nuk u ndal së ndjekuri trajnime dhe kurse të ndryshme, paralelisht kësaj ishte edhe njëri ndër lojtarët më të dalluar të klubit futbollistik Liria në Juniorët e asaj kohe, ku si i ri në moshë arrinte ti menaxhonte të gjitha. Me përfundimin e shkollës së mesme, në vitin 2008 regjistrohet në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, për të diplomuar në Qershor të vitit 2012 në drejtimin e Inxhinierisë Kompjuterike. Sa ishte student, në mënyrë dinjitoze përfaqësoi Fakultetin në garën ballkanike të mbajtuar në vitin 2010 në qytetin e Vienës në Austri. Në këtë garë me reputacion ndërkombëtar e njohur si “The Balkan Case Challenge” ku pjesëmarrës ishin 13 shtete, dhe në fushën e IT-së, Besarti, arriti që të fitoj vendin dytë duke marr merita të larta për përfaqësim dinjitoz. Sa ishte student, ndjeki trajnimin për menaxhimin e projekteve të organizuar nga kompania prestigjioze botërore CompTIA, në bashkëpunim me shoqatën e IT-së së Kosovës dhe kompaninë Cacttus, ku u çertifikua suksesshëm në këtë fushë. Në vitin 2011 u nderua me mirënjohje nga Fakulteti politeknik i Tiranës për prezantimin e punimit shkencor në konferencën studentore “Sfidat e inxhinierisë në këndvështrimin e studentit”. Në Qershor të vitit 2012 diplomoi në fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, duke marrë titullin Baqelor i Inxhinierisë Kompjuterike. Poashtu nga Ambasada Amerikane shpërblehet me mirënjohje në ëorkshopin e organizuar me titull “Developing Leadership Skills and Neë Connection”, përkatësisht për zhvillimin e aftësive të lidershipit dhe lidhjeve të reja. Me tu kthyer nga studimet filloi punën me një kompani belge e cila në bashkëpunim me agjensionin kadastral të Kosovës dhe me mbështetje te Komisionit Evropian filluan implementimin e sistemit të unifikuar të adresave. Karshi punës në Tetor të vitit 2012 regjistron studimet e masterit ne të njejtin fakultet. Mbi tre vite punoi ne Kuvendin Komunal të Prizrenit si ekspert i sistemit të adresave ku ka dhënë një kontribut të çmuar dhe finalizoi me sukses gjitha çështjet teknike-administrative drejt implementimit të këtij sistemi. Besarti mbi 5 vite, ka bërë punë vullnetare ne Këndin Amerikan, duke mbajtur mbi 300 aktivitete, edukative-arsimore me fëmijët e qytetit të Prizrenit. Tani është bashkëpunëtor i ngushtë i Bibliotekës së qytetit, me të cilët ka arritur suksesshëm ti përfundoj me dhjetra projekte të lëmive të ndryshme. Është njohës i shkëlqyeshëm i gjuhës Angleze, komunikon dhe kupton gjuhën serbe, ndërsa sapo ka përfunduar kursin e nivelit të parë të gjuhës gjermane. Poashtu, Besarti, është edhe gjyqtar i suksesshëm i futbollit, që per momentin ndan drejtësi në Ligën e dytë të garave të Republikës së Kosovës.
Së fundmi, Besarti sapo ka diplomuar në studimet e masterit në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, duke marrë titullin Master i shkencave të inxhinierisë kompjuterike. Tani është në garë për kuvendarë në Kuvendin të Prizrenit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, numri i tij është 23. Ai konsideron se prezenca e tij në Kuvendin e Prizrenit, i jep hapësië që të ngrisë zerin për çdo dukuri të keqe në qytetin tonë. Do të jetë një zë i fort për rininë prizrenase sidomos për të rinjët/rejat e diplomuar të cilë nuk mund të zënë vend pune, vetëm se përshkak nuk kane lidhje apo përkrahje politike. Besarti vet ka qenë i diskriminuar në këtë drejtim dhe e din më së miri si është të jesh i diplomuar dhe pa punë“, thuhet në mes tjerash në biografinë zyrtare të Besart Osmanit./04online.info/