Berisha: Kompanitë e kanë kryer me sukses detyrën e tyre, reagimet e opozitës iracionale

0

Kuvendari i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Pranverim Berisha, ka reaguar ndaj zërave kritik të opozitës rreth pastrimit dhe mirëmbajtjes të rrugëve në qytet dhe nëpër fshatra pas reshjeve të borës dy ditëve të fundit.

Berisha në reagimin e tij ka vlerësuar lartë punën e kompanive të kontraktuara nga Komuna e Prizrenit, ndërsa i ka quajtur tendecioze reagimet e opozitës.
“Fotot e ditës së sotme dy foto janë te bera në qytetin e bukur të Prizrenit dhe një foto në Austri që të tri fotot tregojnë realitetin e sotëm, jemi në muajin më të natyrshëm të dimrit dhe bora është normale të bie, por vini re ju parazit të cilët dëshironi të pini kafe në qytet dhe që e sfidoni zotin dhe nuk doni të shihni angazhimin dhe perkushtimin e Eko Regjionit dhe kompanive te cilat me perkushtimin e qeverisjes lokale për te lehtuesuar dhe për të bere lagjet dhe fshatrat e Prizrenit edhe në këtë koh me mot të ligë të kalueshëm dhe të qarkullueshëm, në vend se të jeni mirnjohës dhe faleminderues ju po jeni irracional shpifës e propagandues kështu në koh të aktualitetit të motit në perëndim dhe në shtetet ku ka qytetrim në kësi rrethana ka vetëdisim dhe solidarizim me institucionet e vendit si dhe janë pjesë aktive e pastrimit dhe qarkullimit të rrugve lagjeve dhe vendbanimeve”, thuhet në reagimin e kuvendarit të Nismës Socialdemokrate në Prizren, Pranverim Berisha./04online.info

Fotografia e Pranverim Berisha








Fotografia e Pranverim Berisha
Fotografia e Pranverim Berisha