Berisha: Beteja e Prekazit ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët

0

Deputeti i Nisma, Zafir Berisha, duke përkujtuar rënien e Komandantit të UCK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij, ka thënë se beteja e zhvilluar para 21 viteve në Prekaz ka qenë kushtrim për shqiptarët kudo ku kanë jetuar.

“Para 21 viteve, me 5, 6, dhe 7 mars 1998 ndodhi rezistenca titanike e Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij, kundër forcave të okupatorit barbar serb. Beteja e Prekazit të Drenicës ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët kudo që jetonin, të cilët u ngritën të gjithë për t’i dhënë fund gjenocidit shekullor serbo-sllav në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Në marsin e 1998 filloi fillimi i fundit të regjimit gjenocidal në Kosovë, ku falë luftës së lavdishme të UÇK-së kudo në Kosovë dhe ndihmës se aleatëve ndërkombëtar, me 12 qershor 1999 vendi ynë filloi të frymoi lirishtë”.

“Lavdia ju takon atyre që u flijuan për Kosovë”.