Barça nuk heq dorë nga Willian, ja oferta e re!

0

Barcelona po tregohet tepër agresive në këtë sesion të merkatos. Shtypi britanik zbulon se katalanasit kanë bërë ofertë për brazilianin Willian të Chelsea-it të cilin e kërkuan edhe në verë por në këtë rast me një propozim të ndryshuar. Drejtuesit spanjoll i ofruan Abramovich kartonin e Malcom dhe para për Willian, ofertë kjo e kthyer mbrapsht nga “Blutë e Londrës” pasi Sarri e shikon shumë të rëndësishëm 30-vjeçarin. Vlera e operacionit në total është 55 milionë euro që gjithsesi nuk pritet të konkretizohet për shkak të rezistencës së stafit drejtues të Sarrit për brazilianin.