Ballkani me trajner të ri

0

Skuadra e Ballkanit po vazhdon me përforcime në çdo repart.

Përveç transferimit të shumë futbollistëve në këtë afat kalimtar, ekipi i Ballkanit ka siguruar edhe shërbimet e trajnerit të portierëve, Blerim Zherka, shkruan GazetaBlic.

Zherka së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Lirisë, megjithatë ndërpreu bashkëpunimin me klubin e Superligës në këtë muaj.

Lajmin për arritjen e marrëveshjes me Zherkën e ka publikuar faqja zyrtare e Ballkanit.

Ja njoftimi i klubit:

“Të dashur miq dhe tifoz të klubit,

Trajneri i cili ka dhëne shume për ngritjen e cilësise në futbollin Kosovar në veçanti në punën me portiera i bashkohet FC Ballkanit. Klubi jonë i zemres ka arritur marrveshje me trajnerin e mirënjohur z. Blerim Zherka.

Na prift e mbara”./Gazeta Blic