Ata që tradhtuan para 10 viteve u tradhtuan sot…

0

Ju që menduat se politika është fontanë dëshirash, apo ëndërrr e bukur e parë mbrëmë, e në mengjes e realizuar, deshtuat.

Ju që menduat se politka është vetëm A B C, u gabuat, sepse menduat se jeni pjekur në politikë, ende pa filluar.
Kthehuni mbrapa me kokë të ulur, kërkoni falje atyre qe ju futën në politik, e ju dhanë krahë e mundësi.Fjala e popullit “kur se don nënen, e duash njerken”.
Për ju që thonit se: nuk i shkojmë pas Totës, (lajës), athua si do ja bëni tani???
Do të thoni se duam, po do ja mbaj zhagun, por një e mirë për ju bukë të nxet hani, kuptohet nëse u jep Shaqa. Inshalla e meritoni, por si është parë, juve vetëm gjervrek mengjes do ju serviret, kurse drekat e darkat mundohuni me i harru, e kjo sigurisht do të jet e dhimshme për ju…!

Një nga pikat e platformës së Shaqës ishte, renovimi i objektit të partisë…athua kjo nënkupton objektin apo subjektin, që i bie se do ta pastron partinë, e nga kush????!!!!

E dhimshme, nga neser duhet me trokitë te dera, duke thënë jam filani a mundem me hy kryetarë.?!
E kur nuk do të mund të futeni brenda, do të reagoni kështu:-puffff, sa e merzitshme u bo dera, që dikur e hapnim me këmbë…!

Tashmë, besojë se e kuptoni që partia ësht veç një emër në mur, e njeriu është pesha e rëndësia e partisë.
Zoti ua dhashë gajretin..!

P.s si duket Kadria po del të jet më i shpejtë se Hashimi.

Për fund Nisma hapë dyert për të gjithë qytetarët e Prizrenit e më gjërë, më mirë tani se nesër mund të jet vonë..!

Shkruan: Dëshir BERISHA