Arijanet Muric merr një super lajm nga Pep Guardiola

0

Klubi i Manchester Cityt është i gatshëm të shpërblejë portierin kosovar, Arijanet Muric me një kontratë të re afatgjate.Murici është portieri i dytë i Manchester Cityt këtë sezon, pas lëndimit të Bravos, shkruan GazetaBlic.Muric ka zhvilluar paraqitje mjaft të mira me ‘Citizens’, ku edhe ka ndihmuar skuadrën e tij në ndeshjet e Kupës. Muric ka edhe dy vjet në kontratën e tij, por trajneri i tij, Pep Guardiola dëshiron t’i përmirësojë kushtet dhe t’i rinovojë kontratën.
Ai fiton 3,000 funte në javë – mirëpo Sun Sport raporton se pas rinovimit paga e tij do të trefishohet në 10,000 në javë.Një burim tha për Sun Sport: “Muric do të marrë një kontratë të re pasi impresionoi të gjithë këtu. Ai ka qenë fantastik në kupë këtë sezon.”