Adelina Emini vjen me “Nuk je ti” (VIDEO)

0

Këngëtarja e njohur Adelina Emini ka publikuar projektin e saj më të ri me titull “Nuk je ti”.

Për këtë këngë, ajo ka bashkëpunuar me Darko Dimitrovin për muzikën dhe Lindon Berishën për tekstin.

“Në kohën e zhurmave të mëdha, kemi nevojë për melodi që qetësojnë shpirtin. Shpresoj ta pëlqeni këngën dhe videoklipin tim të ri”, ka thënë ajo pas publikimit të projektit.