Almeda Abazi kapet ”MAT” për herë të parë pas lajmit të shtatëzanisë !

0

Ish- missi dhe moderatorja shqiptare Almeda Abazi para disa ditësh dha lajmin e gëzueshëm që është shtatzënë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman po presin fëmijën e tyre të parë dhe e kanë ndarë me publikun lajmin e bukur.

Ish-Missi i Shqipërisë u shpreh se, ndihet shumë e lumtur që Zoti do t’i bekojë me një fëmijë.

Mbrëmjen e djeshmë Almeda është fotografuar së bashku me bashkëshortin e saj Tolgahan teksa shëtisnin rrugëve të Stambollit, edhe pse të maskuar me kapuç,ata janë pikasur nga gazetarët dhe nuk u janë shmangur dot pyetjeve të tyre.

E pyetur nga gazetarët nëse është e vertëtë që ata kanë blerë një vilë të re, aktorja i’u është përgjigjur:

’Po është e vertetë’.