Ju rrëqethet trupi kur dëgjoni muzikë? Zbuloni çfarë po ndodh me shëndetin tuaj

0

Ju ndodh shumë njerëzve teksa janë duke dëgjuar një këngë të preferuar, apo kur shohin skenat e preferuara të filmave ku mishi u bëhet kokrriza-kokrriza.

Por ç’do të thotë për shëndetin nëse ju rrëqethet trupi? Në fakt ka një lidhje të ngushtë mes gjendjes shëndetësore dhe personalitetit të njeriut si dhe rrëqethjes së trupit.

Sipas një studimi të kryer së fundmi në një festival ku kishte muzikë prekëse, ata që kanë shenjat e një rrëqethjeje janë më të prirur për të jetuar një jetë të lumtur dhe të shëndetshme.

Ekipi i hulumtuesve ka zbuluar se personat të cilët i përjetojnë këto emocione janë më të prirur të kenë lidhje më të forta më të tjerët, të kenë sukses më të madh akademik dhe të gëzojnë shëndet më të mirë se tjerët.

Gjithashtu studimi ka konstatuar se 55% e britanikëve janë të prirur të përjetojnë rrëqethje trupi gjatë një performancë live, ku kryesisht rrëqethja shfaqet gjatë minutës së parë.