E rrallë. Prizrenasi arrin ta fotografoj Karabullakun e detit në këtë vend në Prizren… (FOTO)

0

I pasionuar pas fotografisë, ai nuk kalon asnjë ditë pa realizuar së paku një të tillë. Ndonëse me profesion është në fushën e shëndetësisë, pasioni për fotografinë nuk e ka  shuar asnjëherë, mbase atë po e zhvillon çdo ditë e më shumë.

Është ky Liridon Shala nga Prizreni, i cili sot ka arritur që ta fotografoj Karabullakun e Zi, i njohur ndryshe si Karabullaku i detit. Ndonëse si shpend shumë i rrallë dhe i rastësishëm në vendin tonë, Liridoni ka arritur që Karabullakun ta fotografoj në fshatin Nashec.
Për më shumë ju ftojmë ti shikoni fotografitë si më poshtë./04online.info/