Ndoshta nuk e keni ditur, ja 5 gabimet që po t’i bëjnë flokët më të hollë!

0

Flokët e shëndetshëm, të fortë e të shkëlqyeshëm janë qëllim i të gjithëve. Megjithatë, ajo që shumë njerëz nuk e kuptojnë është se bëhen shumë gabime me flokët gjatë rutinës së përditshme. Këtu janë 5 gabimet e zakonshme që po bën me flokët, shkruan Class.

Përdorimi i produkteve të lagështa

“Shmangni çdo produkt të lagësht, si shkuma apo xheli, pasi këto i bëjnë flokët të duken më të hollë e më të rrallë”,- thotë Megan Stevens nga “Jamie Stevens Hair”.

Larja e shpeshtë

Shampot përmbajnë lëndë ushqyese që ndikojnë në rritjen e flokëve, por larjet e shpeshta mund të shkaktojnë edhe dëme. “Flokët kanë nevojë të prodhojnë vajra natyrale”,- thotë Juliette Dallas -Feeney, menaxhere e medias sociale dhe bukurisë në Birchbox. “Nëse i lani shpesh, mund t’i dëmtoni flokët”. Mund të përdorni një shampo për flokët e thatë.

Llastiku i shtrënguar

Tërheqja e vazhdueshme e flokëve nga kapëset dhe llastiku mund të ndikojë më shumë në flokët e hollë dhe të shkaktojë dëmtim të tyre: “Lidhja e flokëve me llastikë apo kapëse të shtrënguara dhe tërheqja është e dëmshme”, thotë parukieri Andrew Collinge. Ai këshillon të mbani në flokë një llastik të lirshëm dhe flokët t’i kapni sa më poshtë në mënyrë që të mos dëmtohen.

Përdorimi i tharëses në temperaturë të lartë

Nxehtësia e madhe nga tharësja mund të shkaktojë dobësim të fijeve të flokëve dhe këputje të tyre: “Nxehtësia e madhe i than flokët dhe i dobëson shumë majat e tyre duke i këputur”, – thotë Dr. Alan Bauman, specialist i transplantit të flokëve.

Përdorimi i furçës së gabuar

Përdorimi i furçës së gabuar për llojin e flokëve është gjithashtu që faktor që ndikon në flokët e hollë. Stilistja e flokëve Andre Walker rekomandon një furçë natyrale për t’u dhënë flokëve një pamje më voluminoze: “Dhëmbët e dendur të kësaj furçe ndihmojnë për të mos i larguar fijet e flokut nga njëra-tjetra dhe për t’u dhënë atyre më shumë volum.”