Për një shije të përsosur, receta e mishit të qengjit të pjekur me qumësht

0

Një recetë fantastike, e thjeshtë dhe unike në shije e cila padyshim, pasi ta keni provuar njëherë do të shndërrohet në më të preferuarën.

Në doni të përgatisni një recetë të veçantë e speciale për fundjavë apo në rast feste apo gëzimi familjar provoni recetën e mishit të pjekur me qumësht.

Më poshtë gjeni këtë recetë fantastike, e cila përgatitet shumë lehtë dhe shpejt në shtëpi pa ju munduar dhe pa ju marrë kohë.

I gatuar në këtë mënyrë, mishi merr një shije të mrekullueshme, bëhet tërësisht i shkrifët dhe i butë.

Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit me Qumësht

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

1 kg mish qengji

400 ml qumësht

Kripë

Piper i zi

2 lugë gjelle gjalpë fshati

Përgatitja

Si fillim, pastroni mirë mishin e qengjit me ujë të bollshëm, prijeni në thela dhe kriposeni spas preferencës.

Hidhini piper të zi dhe nëse preferoni edhe pak nenexhik

Në vijim, vendosni me radhë thelat e mishit të qengjit në një tavë ose tepsi.

Më pas, hidhuni sipër thelave të mishit qumështin dhe më pas gjalpin të ndarë në copëza të vogla.

Për këtë recetë në vend të mishit të qengjit mund të përdorni edhe mish keci ose mish viçi.

Më pas, futeni tavën në furrë të piqet përreth 3 orë në temperaturën 150 gradë.

Lëreni të piqet derisa masa e qumështit të avullojë dhe sipërfaqja e mishit të marrë ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.

Kjo recetë shoqërohet me gatime të ndryshme, sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, patate të gatuara në mënyra të ndryshme, por edhe supa të lehta etj

Mund ta shoqëroni në mënyrë të shkëlqyer edhe me salca dhe djathëra të ndryshëm.

Këtë recetë mund ta përgatisni edhe me mish keci ose viçi.