Truku i habitshëm për kripën që do t’ja shtojë shijen gatimeve tuaja

0

Me barishte, erëza dhe agrume…Ka kaq shumë ide për t’i dhënë kripës në kuzhinë një “prekje” e cila i bën pjatat tona më të shijshme në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë.

Ja disa receta për ta përgatitur, duhen 250 gramë kripë deti e integruar e trashë.

Kripë me selino

Kalojeni në frulator kripën me 6 gjethe të pastra selinoje, një gjethe dafine, fijet e një dege rozmarinë, një lugë të vogël gjethe manxuranë, lëkurë e një gjysme portokalli, pak gjineshtër. Përdoret për patatet në furrë dhe mish të kuq të pjekur në grilë.

Kripë me limon

Përziejeni kripën me gjethet e 5 degëve trumzë të verdhë (limoni) dhe 3 trumzë të zakonshme, lëkurën e grirë të një gjysme limoni, më pas shtoni dhe 50 gr kripë të imët në fund. Për mishin e bardhë dhe atë të derrit.

Kripë me kopër

Përziejeni kripën me një lugë kopër të grirë, pak lëkurë limoni të grirë, dy degë majdanoz, kompletojeni me 5-6 kokrra piper të bardhë të grimcuar dhe hidhini në kavanozë. Perfekt për peshk dhe perime.

Sapo ta aromatizoni kripën”hidheni në një tas, mbulojeni me kanavacë dhe lëreni të pushojë për gjithë natën. Më pas transferojeni në mbajtës hermetik qelqi. Ruajeni në vend të freskët, por jo në frigorifer.