Vuani nga migrena? Ja cilat janë ushqimet që e shkaktojnë atë

0

Alkooli: vera sidomos e kuqe, besohet të jetë një shkas për shfaqjen e sëmundjes së migrenës. Sipas një studimi në Brazil, personat që vuanin nga migrena thonë se alkooli ndikon në dhimbjet që sjell migrena. Arsyeja është ende e pa zbuluar plotësisht por disa ekspertë besojnë se përbërësit e caktuar në verë, si taninet dhe flavonoidet, janë shkaktarët. Një studim i 2014 doli në konkluzionet se pirja e alkoolit mund të çojë në dehidratim, e cila gjithashtu mund të kontribuojë në dhimbjen e kokës, thotë dr. Peterkin.
Kafeina: nëse jeni prekur nga migrena, kujdesuni për të eliminuar kafen ose pijet e tjera që përmbajnë kafeinë. Kafeina prek receptorë të caktuara në tru që janë të lidhura me migreinën, sipas një studimi të vitit 2009.

Djathi i mykur (Gorgonzola): Hulumtimet tregojnë se këto djathra mund të përmbajnë disa përbërës quajtur tiramine, që mund të ndërveprojnë në trup dhe të shkaktojnë migrenën.

Ushqimet bishtajore: fasule, bizele, dhe thjerrëzat dyshohet se shkaktojnë migrenë, thotë Dr Traub, edhe pse faktorët më të zakonshëm , janë alkooli dhe kafeina.

Arra: Në qoftë se çdo herë që hani një grusht arra keni dhimbje koke atëherë jeni të prirur për t’u prekur nga migrena.