Domatja, ushqimi i fytyrës

0

Domatja lufton rrudhat dhe i jep elasticitet fytyrës. Domatja është një ndër perimet më të shëndetshme për lëkurën: e mbron nga dëmet e shkaktuara nga rrezet e diellit, në çdo kohë të vitit, edhe në dimër, duke qenë e pasur me likopen, transmeton Telegrafi. Domatja lufton radikalet e lira, duke vonuar në këtë mënyrë daljen e rrudhave në lëkurë. Por, nëse domatja ka kaq shumë të mira kozmetike, përse të mos e bëjmë një ndër trajtimet tona të bukurisë?

Ja disa përdorime të thjeshta: Lëngu i freskët i domates mund të përdoret si tonik i përditshëm për fytyrën. Prite domaten në gjysmë dhe bëj me të masazh duke e qarkulluar lehtë në fytyrë me lëvizje të vogla. Pastaj lëre të thahet dhe shpëlaje fytyrën me ujë të vakët. Për lëkurën e yndyrshme domatja është ideale, sepse aciditeti i saj than gjëndrat e tepërta të djersës. Merr vetëm tulin e domates duke hequr farat dhe lëngun. Aplikoje lehtë në fytyrë dhe mbaje për 20 minuta. Kjo është një maskë e thjeshtë dhe me efekt të menjëhershëm. Po ashtu, domatja është ilaç i mirë edhe për duart. Shtrydh lëngun e domates në duar dhe lëre derisa të thahet. Më pas shpëlaji mirë me ujë të bollshëm. Rezultati është një lëkurë më e pastër, e butë dhe e shkëlqyer.