Ja disa këshilla për përmirësim të manikyrit

0

Manikyri shtëpiak është i mirë, por ka edhe shumë mangësi. Llaku qërohet më herët dhe thoi mund të dëmtohet. Në vend se të hiqni dorë dhe të filloni nga e para, kur ju ndodh ndonjë gabim në manikyr, provoni disa nga këshillat në vijim

LËRENI LLAKUN TË THAHET

Hapi i parë drejt manikyrit të përkryer është që pa lyerjes me llak ta lini llakun që të thahet për së paku 10 minuta. Gjatë një ore pas lyerjes provoni që të mos punoni shumë me duar në mënyrë që të mos e dëmtoni manikyrin. Nëse vjen deri te ndonjë dëmtim i vogël, llaku ‘top coat’ do ta përmirësojë atë. vetëm e aplikoni një shtresë mbi llakun me ngjyrë dhe dëmi do të përmirësohet.

LLAKU QËROHET NGA THONJTË

Bëhet fjalë për mangësinë më të shpeshtë të manikyrit shtëpiak. Llaku qysh pas pak ditëve fillon që të qërohet e më së shpeshti e mënjanojmë ose ia shtojmë edhe një shtresë. Dëmin deri diku mund ta riparoni me limë, por nëse dëshironi që llaku të jetë më i qëndrueshëm duhet t’i ndiqni hapat në vijim. Para aplikimit të llakut me ngjyrë dihet ta aplikoni llakun bazik, pas tij llakun me ngjyrë e më pas një shtresë të hollë të llakut ‘top coat’. Një këshillë tjetër për llak të dëmtuar është përdorimi i llakut shkëlqyes për thonj. Thjesht mund ta aplikoni llakun me xhingla në zonën e dëmtuar dhe kështu ta fshihni dëmin.

THOI I THYER

Kur t’ju thyhet thoi, mund ta përdorni ngjitësin për thonj të cilin e aplikoni përmes qeskës së çajit ose faculetës nga letra. Materiali i tillë dozon në mënyrë të duhur ngjitësin, ndërsa thoi i dëmtuar riparohet. Nëse brengoseni për teksturë, tepricën e ngjitësit mund ta lëmoni me sfungjer për kujdes ndaj thonjve.

LLAKU NË LËKURË

Për ta pastruar llakun në lëkurën rreth thonjve përdorni brushë për aplikim të tushit të zhytur në mënjanues të llakut ose megjithatë shkop për pastrim të veshit. E zhytni shkopin ose brushën në mënjanues dhe me kujdes e kaloni nëpër llakun në lëkurë.

NJOLLAT

Pas secilit manikyr është mirë që lëkurën rreth thonjve ta lyeni me vaj ose me krem për lëkurë rreth thonjve. Në këtë mënyrë krijohet barriera mes lëkurës rreth thonjve dhe thonjve të lyer me llak, gjë me të cilën parandalohet krijimi i njollave.

SHTRESAT E TEPËRTA

Nëse keni gabuar gjatë manikyrit dhe keni aplikuar tepër shtresa, thjeshtë zhyteni një brushë të vogël në mënjanues të llakut dhe e hiqni llakun e tepërt. Veproni shpejtë, por me kujdes dhe mos e shtypni shumë brushën nëse dëshironi që ta mënjanoni vetëm shpresën e epërme të llakut.